Projekti është i tipit Shitje dhe Kontabilitet.
Ky projekt është i punuar në:
- React JS - Frontend
- ASP.NET Core - Backend
- MSSQL – Database
- Authentikimi bëhet përmes JWToken.
- Eksportimi i të Dhënave - Eksportimi i të dhënave është i mundur në të gjitha faqet ku gjenden tabela. Eksportimi lejohet në formate të ndryshme si: Excel, JSON, CSV, Tekst etj.
- Tabelat - Secila tabelë është e konfiguruar në atë mënyrë që të mundësojë filtrimin e të dhënave pas kërkimit, apo të bëjë renditjen e tyre sipas të gjitha kolonave në tabelë.
- Fatura - Secila porosi ka të mundur shfaqjen, ruajtjen dhe printimin e faturës për atë porosi, gjithashtu gjatë blerjes me POS fatura shfaqet gjithmonë pas mbylljes së Paragonit.
- Barcode - Secila faturë ka të vendosur Barcode i cili përmban numrin e faturës.
- Statistikat - Kjo është një faqe e dedikuar vetëm për statistikat e Dyqanit e cila ka qasje vetëm Roli i Admin. Në këtë faqe gjenden statistika të ndryshme për shitje, produkte dhe klientë.
- Zbritjet e Produktit - Zbritjet mundësohen për të gjitha produktet dhe mund të vendosen sipas datave të ndryshme.
- Të dhënat e Biznesit - Këtu mund të vendosen të dhënat e biznesit si Emri i Biznesit, Numri Unik, TVSH etj., Logo si dhe informatat bankare të cilat shfaqen tek pjesa e faturës.
- Atributi isDeleted - Me këtë atribut mundësohet që gjatë largimit të produkteve, kategorive, kompanive etj. nga sistemi ato në të vërtetë nuk fshihen por mbeten në databazë, por nuk shfaqen tek klienti. Kjo është bërë që të mos ketë probleme pas largimit dhe të mos ndryshohen faturat e statistikat.
- Menaxhimi i Borxheve - POS - Çdo klient që posedon bonus kartelë në sistem ka mundësi që gjatë pagesës të marrë borxh, gjë që sistemi bën kalkulimin automatik të tij.
- Çmimorja - Çmimorja është aktive për printim gjatë kalkulimit si dhe zbritjeve.
- Kartelat Financiare - Kartelat financiare janë të mundura për cilin do partner që është i vendosur në sistem.
- Kartelat e Artikullit - Secili artikull posedon kartela të cilat përmbajnë informatat kyçe për produktin.
Së pari duhet të bëhet konfigurimi i Connection String në FinanCare/appsettings.json
dhe duhet të ndërrohet emri i Server me atë të serverit tuaj. Pastaj ju duhet të bëni run komandën EntityFrameworkCore\update-database në Serverin e Projektit - FinanCare, e cila do të mundësojë gjenerimin në tërësi të databazës dhe insertimin e të dhënave bazike.
API i cili vjen nga ASP.NET Core mund të ndryshohet duke vendosur adresën IP në file-in .env
që gjendet në folderin financare
. Adresa IP mund të gjendet duke ekzekutuar komandën ipconfig
në Command Prompt (CMD).
- Hapi 1: Hapni CMD dhe shkruani:
ipconfig
Kërkoni nën seksionin "IPv4 Address" (p.sh.,192.168.0.102
). - Hapi 2: Në file-in
.env
, shtoni ose përditësoni rreshtin:VITE_API_BASE_URL=https://192.168.0.102:7285
- Shënim: Zëvendësoni
192.168.0.10
me adresën tuaj IP dhe7285
me portin e konfiguruar për API-n tuaj (7285
është i konfiguruar automatikisht).
Për të shmangur problemet gjatë përdorimit të HTTPS, duhet të krijohet dhe të besohet një certifikatë zhvillimi.
- Hapi 1: Hapni PowerShell si Administrator.
- Hapi 2: Ekzekutoni komandën:
dotnet dev-certs https --trust
- Rezultati: Do të shihni një mesazh konfirmimi dhe certifikata HTTPS do të regjistrohet në sistemin tuaj për komunikim të sigurt gjatë zhvillimit.
Pasi të keni përfunduar me këto hapa, ju duhet të bëni run serverin dhe pastaj në Visual Studio Code, pjesën e React që gjendet tek financare, duhet të hapet në terminal. Më pas duhen të bëhen run këto komanda:
- npm i - Bën instalimin automatik të paketave të nevojshme.
- npm run build - Bën Build Projektin.
Këto duhen të bëhen vetëm nëse e keni hapur projektin për herë të parë. - npm start - Bën startimin e projektit. (Kjo duhet të bëhet gjithmonë kur startojmë projektin e React.)
Pasi të bëhet konfigurimi, ju mund të kyçeni me këto të dhëna:
Password | Aksesi | |
---|---|---|
financa.financa@financare.com | financafinanca1@ | Financa |
mbeshtetje.klientit@financare.com | mbeshtetjeklientit1@ | Mbështetje e Klientit |
qmimore.qmimore@financare.com | qmimoreqmimore1@ | Çmimore |
faturist.faturist@financare.com | faturistfaturist1@ | Faturist |
kalkulant.kalkulant@financare.com | kalkulantkalkulant1@ | Kalkulant |
menaxher.menaxher@financare.com | menaxhermenaxher1@ | Menaxher |
komercialist.komercialist@financare.com | komercialistkomercialist1@ | Komercialist |
arkatar.arkatar@financare.com | arkatararkatar1@ | Arkatar |
burime.njerzore@financare.com | burimenjerzore1@ | Burime Njerzore |
puntor.thjeshte@financare.com | puntorthjeshte1@ | Puntor i Thjeshtë |
Në rast se dëshironi të përdorni të dhënat e FinanCare, ato mund t’i gjeni në file-in që gjendet në folderin Databaza me emrin FinanCareDB.sql. Këtë file duhet ta bëni execute në SQL Server pasi të keni bërë konfigurimet paraprake.